Bad News Eagles pësuan humbje në ndeshjen e dytë në turneun “ESL Challenger Melbourne” që po zhvillohet në Australi, duke u mposhtur nga MoviStar Riders me rezultat 16-11 në mapën Inferno.
BNE e nisën mirë këtë kompeticion duke e mposhtur në duelin paraprak skuadrën Vertex në Vertigo, shkruan GazetaBlic Sport.
Gamerat shqiptarë gjenden në grupin B të kësaj gare ku tashmë kanë 3 pikë dhe kanë ende mundësi që të kualifikohen në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ndeshjen tjetër “BNE” do ta zhvillojnë ndaj “Rare Atom”.
/GazetaBlic Sport/


