Sporti

Bad News Eagles përballen sot me ‘FaZe’ – këto janë të gjitha detajet për duelin

05/15/2023 08:50
nga:E K

Skuadra shqiptare, Bad News Eagles do të ballafaqohet me FaZe sot në Majorin e Parisit.

Bad News Eagles në fazën “Legends Stage” kanë një fitore ndaj G2 dhe dy humbje, një nga ENCE dhe një nga Apeks, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, bNE do të ballafaqohet me rivalin e njohur, FaZe Clan, një prej ekipeve më të forta në botë në CS:GO.

Kjo ndeshje do të luhet sot nga 11:30, teksa do luhet në formatin “Bo3” dhe transmetohet në ‘Art Sport’ si dhe në kanalin e streamerit ‘xhocii‘ në Twitch.

/GazetaBlic Sport