Sporti

Bad News Eagles përballen sot me “ENCE” – këtu mund ta shikoni duelin

05/13/2023 15:02
nga:E K

Bad News Eagles vazhdojnë sot rrugëtimin e tyrë në Majorin e CSGO.

Gamerat shqiptarë janë kualifikuar në fazën “Legends Stage” të garës më të madhe për CSGO aty ku sot do të përballen me kundërshtarin e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.

Me fillim nga ora 16:00, BNE do të kenë punë me skuadrën ‘ENCE’.

Ky duel do të zhvillohet në formatin ‘BO1’ [Best of One], ku skuadra që do ta fitojë duelin në një ‘map’ do të kalojë tutje.

Ndeshjen mund ta shikon drejtpërdrejt në ‘ArtSport’ ose në kanalin e streamerit “xhocii” në Twitch.

/GazetaBlic Sport/