Ekipi kinez TyLoo ka mposhtur ekipin shqiptar Bad News Eagles në çerekfinale të turneut të CS:GO Elisa Invitational Fall.
TyLoo kanë mposhtur Bad News Eagles me rezultatin 2:0 në “mapa”, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këtë humbje, Bad News Eagles eliminohen nga Elisa Invitational Fall dhe tashmë do përgatiten për Rio Major.
TyLoo ndeshjen e parë e fituan në “Mirage” me rezultatin 16:13, kurse të dytën në Vertigo me rezultatin 16:11, për të arritur deri te gjysmëfinalja e madhe.
/GazetaBlic Sport


