Sporti

Bad News Eagles me fitore fantastike ndaj Imperial

05/10/2022 12:59
nga:L J

Skuadra shqiptare, Bad News Eagles ka fituar ndaj Imperials në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO.

bNE ka fituar ndaj Imperials me rezultatin 16:12 në mapen “Vertigo”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi shqiptar tani shkon në serinë 2:1 në Major të Antwerpit.

Lojtari më i mirë në ballafaqimin e sotëm ishte padyshim Genc Kolgeci, gxx – me 33 vrasje.

/GazetaBlic Sport