Sporti

Bad News Eagles humbasin finalen ndaj Heet, por do të pranojnë një shpërblim të “majmë”

07/02/2022 21:59
nga:E K

Bad News Eagles janë mposhtur në finalen e “Elisa Invitational Sport” ndaj skuadrës Heet.

Gamerat kosovarë u mposhtën me rezultat 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

“BNE” u mposhtën në të dy mapat Nuke dhe Inferno.

Djelmoshat kosovarë pavarësisht humbjes do të marrin një shumë të konsiderueshme të të hollave për arritje në finale të këtij kompeticioni.

7000 mijë euro është shpërblimi që do të marrin “BNE”, kurse Heet do të marrin 25 mijë euro.

/GazetaBlic Sport/