Skuadra shqiptare, Bad News Eagles do të ballafaqohet me FaZe nesër në Majorin e Parisit.
Bad News Eagles në fazën “Legends Stage” kanë një fitore ndaj G2 dhe dy humbje, një nga ENCE dhe një nga Apeks, shkruan GazetaBlic Sport.
Nesër, bNE do të ballafaqohet me rivalin e njohur, FaZe Clan, një prej ekipeve më të forta në botë në CS:GO.
Kjo ndeshje do të luhet nesër nga 11:30, teksa do luhet në formatin “Bo3”.
/GazetaBlic Sport


