“Bad News Eagles” do t’i shohim sërish në aksion në ditën e nesërme.
Deri më tani në turneun që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, ekipi shqiptar, “Bad News Eagles” ka një fitore dhe një humbje. BnE fituan ndaj ekipit rus, Entropiq – kurse humbën ndaj ekipi suedez NiP, përcjell GazetaBlic Sport.
Një nga ekipet më të forta në botë “G2” do të jetë kundërshtari i Bad News Eagles. G2 Esports janë në vendin e katërt në renditjen botërore të ekipeve më të mira në CS:GO.
Ekipit shqiptar i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në Major.
Ndeshja mes Bad News Eagles dhe G2 Esports do të zhvillohet nga ora 12:00, ndërsa mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Xhocit në Twitch i cili është: Twitch.com/xhocii.
/GazetaBlic Sport
EUROPE B – DAY 2 SCHEDULE pic.twitter.com/JgQCqvLldQ
— PGL (@pglesports) April 21, 2022


