Sporti

Bad Blue Boys reagojnë për herë të parë pas trazirave në Athinë: Ndaloni këtë linçim, e vërteta do të dal së shpejti

08/10/2023 16:34
nga:Lorik J

Për herë të parë që nga konflikti në Athinë ku humbi jetën një tifoz 29-vjeçar i AEK-ut në një përplasje me tifozët e Bad Blue Boys dhe Panathinaikos, kanë folur Bad Blue Boys.

Ata thirrën një pjesë të publikut kroat për “linçimin e paprecedentë të Bad Blue Boys” dhe thanë se policia greke ishte e kompromentuar dhe se po drejtonte skenarin.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë një njoftim pas linçimit të paprecedentë të Bad Blue Boys në Athinë, i cili u iniciua nga mediat greke dhe publiku i tyre. Për fat të keq, në të gjitha këto marrin pjesë edhe një pjesë e mirë e publikut dhe medias kroate. Është e pabesueshme lehtësia me të cilën media kroate pranon se anëtarët tanë kanë përgjegjësi për një tragjedi që ka ndodhur pa asnjë provë nga ne, koha do t’i tregojë të gjitha së shpejti.

Ekziston vetëm një i ashtuquajtur “hetim” nga policia e komprometuar greke, qëllimi i vetëm i së cilës është të drejtojë më pas një skenar sipas të cilit gjesti i turpshëm i përdorimit të thikës në një konflikt tifozësh do t’u jepet kroatëve për të kënaqur publikun, median dhe politikën gjakatare. Në të njëjtën kohë, shtatë nga vëllezërit tanë që ndodhen në Athinë morën lëndime nga përdorimi i thikës.

Tre u plagosën dhe një pjesëtar i grupit tonë mori deri në shtatë plagë me thikë. A ka ndonjë në Kroaci për të cilin këto fakte shqetësojnë narrativën sipas së cilës Bad Blue Boys janë përgjegjës për veprat më të vështira që u ngarkohen?

I bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe publikut kroat: Ndaloni këtë linçim që synon njëqind qytetarë kroatë dhe mos merrni pjesë në të! Mos shkatërroni dhe luani me jetët e të rinjve për shkak të sensacionalizmit”, është mesazhi i tifozëve të Dinamos.

/GazetaBlic Sport