Lajme

Babi i Marigona Osmanit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Këto vrasje dhe dhuna nuk ndalen!

02/18/2026 22:16
nga:Y I

Vitin që lamë pas, vrasja brutale e Marigona Osmanit tronditi gjithë Kosovën.

18-vjeçarja dyshohet të ketë qenë viktimë e torturës deri në vdekje nga i dashuri i saj, Dardan Krivavqa.

Në një dokumentar të RTK-së, babi i Marigonës, Muhabi Osmani, u shpreh se duhet të rikthehet dënimi me vdkeje, duke i bërë thirrje edhe Presidentes Osmani që ta paraqes një dekret në Kuvend.

“Ne si familjarë kërkojmë me e rikthy dënimin me vdekje për arsye se ndryhse nuk nalen, këto vrasje këto dhuna nuk ndalen pa ardh ai ligj i cili është edhe në Amerikë është normale. E kisha lutë Presidenten me pru një dekret në Parlament që të aprovohet ligji për dënim me vdekje. Ajo ka vdek e ndjera ne duhet ktu kta tre fëmijë që i kem këtu sëbashku me ia dal deri në fund sepse i kemi fëmijët jarzakonisht të shkollum sidomos Miranda është një ndër nxanset më të mira në shkollë. Kujtime i kemi ende të freskta”, tha ai.