Lajme

Babai vret të bijën 12 vjeçe në Zvicër dhe më pas kryen vetëvrasje

10/19/2021 07:19
nga:Y I

Policia thotë se, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme në këtë vrasje të dyfishtë

Policia ka zbuluar të hënën në mëngjes trupat e një burri dhe një vajze në një shtëpi familjare në Rapperswil-Jona (SG). Autoritetet besojnë se babai, zviceran 54 vjeç, ka vrarë vajzën e tij 12 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten, raporton srf.ch.

Hanspeter-Krüsi, zëdhënës i policisë së kantonit St. Gallen, nuk ka mundur të japë asnjë informacion të mëtejshëm mbi rrjedhën e krimit, transmeton albinfo.ch. Por, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme.

Personi që ka informuar policinë për krimin ishte një palë e tretë e jashtme që nuk kishte lidhje me familjen.

Siç shkruan policia në njoftimin për shtyp, gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, duket se nuk kishin qenë në në të njëjtën shtëpi në kohën e krimit. Është angazhuar ndihma psikologjike për t’u kujdesur për të afërmit.

Rrethanat e sakta të aktit tani po hetohen nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St. Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit të St. Gallen.