Lajme

Babai sulmon të akuzuarin për vrasjen e djalit të tij trevjeçar

06/26/2022 17:34
nga:Q R

Një burrë ka sulmuar të akuzuarin për vrasjen e djalit trevjeçar të tij në sallën e gjyqit në Cincinnati.

Desean Broën, 22 vjeçar është akuzuar se ka therur për vdekje nënën Nyteisha Lattimore përpara se t’a gjuante djalin e saj, Nylo Lattimore, në lumin Ohio në dhjetor të vitit 2020.

Trupi i Nylos mbetet i zhdukur, por prokurori i çështjes ka thënë se gjaku i djalit të ri është gjetur në një batanije të Paë Patrol të gjetur me trupin e Nyteisha-s, derisa karroca e tij thuhet se është gjetur në lumë.

Incidenti ndodhi derisa Broën u paraqit të enjten në gjykatë për një seancë paraprake mbi një mocion në çështjen kundër tij.

Ai u ngjit në tavolinën e Broën pak para se të fillonte seanca dhe e goditi atë në anën e djathtë të kokës, raporton Fox 19 Neës.

Ai u ndalua shpejtë dhe u dëegua në paraburgim, derisa një mik i tij u shpreh se veprimin e kishte bërë nga dhimbja.

“Ai bëri atë që unë mendoj se secili prej nesh do të bënte”, tha ai.