Lajme

Babai nuk vë re praninë e vajzës 1 vjeçe, i kalon sipër me makinë

08/15/2022 17:25
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Caro Magno të Italisë, ku një vajzë 1 vjeçe e 8 muajshe ka humbur jetën.

E mitura është përplasur me makinë nga babai i saj, i cili duke lëvizur mbrapsht, nuk e ka vënë re praninë e vogëlueshes.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë vogëlushen dhe një helikopter u dërgua për ta marrë, por ishte shumë vonë.

Vetëm më 15 korrikun e kaluar, përsëri në Veneto, në Isola Vicentina, ndodhi një episod i ngjashëm: një burrë nuk e vuri re praninë e gruas së tij teksa po kthente makinën dhe e vrau.