Lajme

Babai i tenistit, Novak Djokovic: Abazovic është djali im i katërt, i ktheu pronën Kishës, i lumtë!

10/17/2023 23:52
nga:Lorik J

Babai i tenistit të famshëm Novak Djokovic, i njohur për qëndrimet publike ultra-nacionaliste serbe u nderua me çmim nga Abazovic për kontributin e tij si malazias i diasporës, transmeton Gazeta Metro.

“Ai në të vërtetë është djali im katërt, pasi kam tashmë tre. Kjo që ia ktheu pronën kishës është për t’u krenuar e lavdëruar. I lumtë atij dhe familjes së tij. Ai është pjesë e familjes time” ka thënë Djokovic.

Kur Abazovic i dorëzoi çmimin, Djokovic tha se familja e tij “kishin pasur një fëmijëri të vështirë dhe se ishin detyruar të iknin nga Metohija ku ishin strehuar në Mal të Zi deri në përfundim të luftës”.

Djokovic i ekzaltuar nga ultra-nacionalizmi kishte shtuar edhe se serbët e malaziasit janë një popull, e Serbia e Mali i Zi një shtet.