Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, ka njoftuar miqtë e fansat se ka vdekur babai i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Në njoftimin për vdekjen e tij nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Babai i Shkendës, Shaip Dubova, kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe si fotograf i pavarur.
Kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova, shkruan lajmi.net.
”Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”.
Tutje ai shtoi: ”Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”.


