Tashmë është e ditur që Leo Messi dhe Barcelona kanë ndarë rrugët.
Lajmi i mos rinovimit të kontratës së Messit me Barcelonën u konfirmua nga klubi spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.
Babai i Leo Messit, Jorge Messi ka thënë se largimi i djalit të tij i konvenon Barcelonës, kurse drejtuesit e klubit po derdhin ‘lotë krokodili’.
Ai poashtu ka akuzuar Joan Laportan se e përdori Lionel Messin për të fituar zgjedhjet e klubit.
“Laporta e përdori djalin tim vetëm për t’i fituar zgjedhjet për presidentin e Barcelonës”, tha Jorge për “El Chiringuito”.
“Largimi i Messit i konvenon Barcelonës”, përfundoi ai.
E ardhmja e Messit në fuboll pritet të jetë PSG, pasiqë kontaktet mes palëve kanë filluar të intesifikohen.
/GazetaBlic Sport/


