Sporti

Babai i Messit: Nuk jemi të mërzitur me Barcelonën, por vetëm me disa drejtues

08/31/2021 11:23
nga:Lorik J

Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i ish-kapitenit të Barçës, mbërriti në Barcelonë këtë të hënë dhe foli pas debutimit të djalit të tij (të dielën) me fanellën e PSG -së.

Babai i yllit argjentinas nuk e ka fshehur se janë të mërzitur me disa drejtues, por jo me të gjithë menaxhmentin e klubit Blaugrana:

“Ne nuk jemi të lënduar me klubin, vetëm me disa drejtues”, – siguroi Jorge Messi në aeroport, pas mbërritjes në Barcelonë. Ai nuk donte të jepte më shumë shpjegime.

Pyetjes se si iu duk ta shihte të birin me fanellën e entitetit francez, diçka që ndodhte për herë të parë në karrierën e gjatë të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”, jo me Barcelonën, babai iu përgjigj: “Kjo është jeta”.

Leo Messi, me numrin 30 në shpinë, debutoi të dielën ndaj Reims. Ai e nisi ndeshjen inauguruese me parizienët nga stoli, teksa zëvendësoi Neymar në minutën e 64-t. Dy golat e Kylian Mbappe e eklipsuan disi këtë rast të shumëpritur nga tifozët, por ama lojtarët vendës shfrytëzuan rastin dhe bënë foto me ish-kapitenin e katalanasve.