Sporti

Babai i Messit i jep fund thashethemeve: Nuk besoj se ai do të luajë pësëri për Barçën

02/17/2023 08:30
nga:E K

Ka mjaftuar që babai i Lionel Messit të shihet në aeroportin e Barcelonës për të ndezur thashethemet për një rikthim të argjentinasit në Blaugrana.

Afeksioni që ylli argjentinas ka ndaj klubit katalanas është i njohur dhe nuk mund të përjashtohej që ai të mund të dëgjonte ndonjë ofertë e cila megjithatë nuk ka mbërritur për momentin, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavarësisht se ishte në Barcelonë, babai i Leo Messit, Jorge Messi, nuk e sheh të ardhmen e djalit të tij sërish në Barcelonë.

“Unë nuk mendoj se Leo do të luajë përsëri për Barcelonën. Ne nuk kemi folur me Laportan dhe as ata nuk kanë ndonjë ofertë”, komentoi babai i yllit argjentinas në një deklaratë për “Sport”.

/GazetaBlic Sport/