Sporti

Babai i Mbappes e këshillojë të rinovojë me PSG, lojtari dëgjoi avokatin

08/25/2021 14:54
nga:N M

E ardhmja e sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe vazhdon të mbetet në dyshime.

Francezi kërkohet me ngulm nga Real Madrid, që kanë ofruar 160 milionë euro.

PSG i ka bërë rreth gjashtë propozime Mbappes që i ka refuzuar të gjitha, derisa e fundit ishte pesë vite kontratë me mundësi vazhdimi për një tjetër me vlerë 30 milionë euro plus bonuset për sezon.

Sipas El Confidencial, babai i Mbappes, Wilfried, e këshilloi djalin e tij të pranojë ofertën e rinovimit dhe të vazhdojë me PSG-në, mirëpo avokati insistoi se sulmuesi duhet të kalojë te Real Madrid dhe të bëhet yll botëror.

Kylian e dëgjoi avokatin, andaj refuzoi të gjitha propozimet.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe gjithçka mund të kompletohet brenda javës, në rast që PSG pranon ta shesë Mbappen.

​Në pritje Manchester City, Kane jep detaje mbi të ardhmen e tij