Lajme

Babai i Marigona Osmanit: Nuk besoj që ka pasur vrasje më mizore se ajo e vajzës time

07/11/2022 22:27
nga:Astrit Gashi

Muhabi Osmani babai i Marigona Osmanit e cila u vra në mënyrë mizore nga Dardan Krivaqa, në bashkëpunim me shokun e tij Arbër Sejdiu, ka rrëfyer në Debat Plus se si e mori lajmin për vdekjen e vajzës së tij.

Ai tha se lajmin e mori vesh nga videot që qarkullonin në rrjetet sociale dhe e kuptoi se vajza në video ishte Marigona Osmanin.

Ai tha se shkoi të pyeste në polici për vajzën e tij pasi i pa videot dhe aty e kuptoi se ishte Marigona.

Përmes një foto që ia treguan hetuesit policorë e kuptoi se ishte ajo e që tha se ka qenë i tmerruar dhe se nuk beson që nga paslufta të ketë pasur vrasje më të rëndë.

“Nuk besoj që ka pasur vrasje më mizore se ajo e Marigonës”, është shprehur babai i viktimës.