Sporti

Babai i Lionel Messit shihet në aeroportin e Barcelonës, e ardhmja e argjentinasit e paqartë

2 vite më parë
nga:E K

Jorge Messi trondit Paris Saint-Germain.

Ka mjaftuar që babai i Lionel Messit të shihet në aeroportin e Barcelonës për të ndezur thashethemet për një rikthim të argjentinasit në Blaugrana, përcjell GazetaBlic Sport.

Afeksioni që ylli argjentinas ka ndaj klubit katalanas është i njohur dhe nuk mund të përjashtohej që ai të mund të dëgjonte ndonjë ofertë e cila megjithatë nuk ka mbërritur për momentin.

Kujtojmë se negociatat e Messit për rinovimin e kontatës me PSG nuk kanë shkuar mirë sipas raportimeve të mediave evropiane.

/GazetaBlic Sport/