Sporti

Babai i Kvaratskhelia: Ëndrra e tij është të luajë për “Los Blancos”

06/02/2023 19:39
nga:E K

Në lidhje me të ardhmen e Kvaratskhelia, ka folur babai i tij, Bardi, gjatë një interviste për “Il Mattino”.

“Ëndrra e tij, qëllimet e tij kryesore, janë të fitojë Champions League dhe të luajë për Real Madrid”, ishin fjalët e babait të gjeorgjianin.

Këto fjalë duket se kanë shkaktuar një alarm të vogël në shtëpinë e Napolit, të cilët në fakt janë në punë për të blinduar talentin e tyre me një kontratë të re. De Laurentiis ka ftuar përfaqësuesit e gjeorgjianit për të diskutuar rreth detajeve të rinovimit.

Ndjesia është se gjuha e përbashkët do të gjehet mes tyre, më një pagë prej 2,5 milionë euro më shumë se sa merr aktualisht.