Euro2024

Babai i Ismajlit akuzon për tradhti: Ta vodhën ëndrrën e fëmijërisë!

06/25/2024 09:03
nga:Sh R

Babai i Ardian Ismajli, Ilmi Ismajli ka reaguar me tone të ashpëra pas eliminimit të Kombëtares në fazën e grupeve të EURO 2024, me mbrojtësin e Empolit që ishte i grumbulluar me “kuqezinjtë”, por që nuk zbriti për asnjë minutë në fushën e blertë.

I ati i mbrojtësit e quan tradhti dhe pabesi atë që i ndodhi të birit në Europian, ndërsa i thotë Ismajlit të jetë i qetë pasi karrierë e madhe e pret.