Sporti

Babai i Haaland zbulon ofertat e klubeve për djalin e tij

09/29/2022 21:20
nga:E K

Erling Haaland ishte një nga blerjet më të mira të verës.

Sulmuesi norvegjez zgjodhi të nënshkruajë me City dhe u vu nën komandën e Pep Guardiolës për të hedhur një hap tjetër në karrierën e tij sportive, megjithëse e vërteta është se ai kishte kandidatë të shumtë që dëshironin, shkruan abcnews.al.

Alfie, babai i golashënuesit aktual të Premier League, zbuloi preferencat e Erling verën e kaluar dhe renditi skuadrat sipas dëshirave të sulmuesit.

Real Madrid, i treti në listë

“Man City ishte skuadra më e mirë për ne, Bayern i dyti, Madridi i treti dhe PSG i katërti”, thotë Alfie në një dokumentar për vendimin e djalit të tij.

Zgjedhja e Haaland duket se është e duhura, sepse norvegjezi tashmë ka shënuar 11 gola në tetë ndeshje të luajtura.