Sporti

Babai i Haaland jep lajmin e keq për fansat e Dormundit: Do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë

11/04/2021 16:50
nga:E K

Lëndimi i Erling Haaland ndaj Ajax në Amsterdam mori një kthesë serioze kur zyrtarët mjekësorë të Borussia Dortmund siguruan që sulmuesi i ri do të mungonte për disa javë.

Edhe pse rikuperimi fizik i lojtarit norvegjez po ecën me një ritëm të mirë, prognozat tregojnë se rikuperimi mund të jetë më i gjatë se sa pritej, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë mediumin norvegjez TV2 , babai i Haaland tha se lojtari duhet të kthehet në fushë vetëm vitin e ardhshëm.

“Do të ishte një avantazh për të nëse ai mund të luante disa ndeshje para Krishtlindjeve, madje edhe për të rifituar formën e tij fizike, por kjo është shumë e vështirë. Ai është relativisht mirë në rikuperimin e tij, por ai ende do të jetë jashtë lojës për një kohë. Le të shohim se si evoluon dita ditës”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/