Kupa e Botës 2022

Babai i Haaland flet për të ardhmen e Erling, lë të hapur mundësinë e largimit

12/12/2022 14:35
nga:E K

Ish-futbollisti norvegjez Alf-Inge Haaland, i cili është babai i sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland, ka folur për të ardhmen e djalit të tij.

“Erling luajti në Bundesligë për dy vjet e gjysmë. Ai mund të kalojë disa vite në Angli dhe më pas ndoshta të transferohet në ligat spanjolle apo italiane. Ndoshta në Francë. Deri më tani, asgjë nuk dihet, por është mjaft reale. Ai është në gjendje të fitojë me çdo ekip”, ai ai për France Football.

Haaland iu bashkua Manchester City verën e kaluar. Këtë sezon, golashënuesi norvegjez ka shënuar 23 gola dhe tre asistime në 18 ndeshje./abcnews.al/