Lajme

Babai i Granit Xhakës mban edhe një fjalim në Konventëm e PDK-së

07/03/2021 13:03
nga:Gazeta Blic

Babai i futbollistëve të njohur kosovarë, Granit e Taulant Xhaka, po merr pjesë në Konventën e dhjetë të PDK ku është anëtar që nga themelimi.

Ragip Xhaka i ka përshëndetur delegatët e Konventës në emër të diasporës prej nga edhe është delegat.

Anëtari i PDK-së, Ragip Xhaka, babai i futbollistit, Granit Xhaka ka marrë fjalën në Konventën e kësaj partie, ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

Xhaka thotë se do të jetë shumë i lumtur nëse kryetari i ri i PDK-së, do të punojnë si kryetarët e tjerë.

“Unë si antar prej fillimit i PDK-së, jam shumë i lumtur nëse kryetari i ri i joni, punon si kryetarët e tjerë”, tha Xhaka.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

 

LAJMI I FUNDIT: Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së bojkoton votimin për kryetarë të partisë