Showtime

Babai i Elijonës flet pas reagimeve nga jashtë: Më ka dhembur që po i thonë ‘viktimë’, ajo nuk di aspak të viktimizohet

02/07/2026 11:22
nga:Sh R

Gjatë spektaklit të natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, Elijona ka ndarë me publikun historinë e saj të dhimbshme, duke emocionuar banorët dhe shikuesit.

Rrëfimi i saj ishte një nga momentet më prekëse të Prime-it, ku ajo foli hapur për përjetimet personale dhe sfidat e jetës.

Pas rrëfimit, Elijona u surprizua nga babai i saj, duke sjellë një moment shumë emocional mes tyre.

Takimi mes baba e bijë u shoqërua me lot dhe përqafime, ndërsa Elijona e quajti atë: “babi më i mirë në botë”, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj të madhe.

Ajo theksoi se e konsideron veten një vajzë të fortë, duke thënë se kjo forcë vjen nga mënyra se si është rritur. “Jam vajzë e fortë, sepse më ka rritur një burrë i fortë”, u shpreh Elijona, duke vlerësuar rolin e babait në jetën e saj.

Edhe babai i saj pati një deklaratë të fortë dhe emocionuese, ku foli për mënyrën se si e sheh Elijonën dhe për reagimet që ka parë jashtë: “Të them të vërtetën, më së shumti që më ka dhembur për Elijonën është që po i thonë ‘viktimë’, sepse unë e njoh Elijonën. Elijona aspak nuk di të viktimizohet. Nuk mundet kjo të jetë asi njeriu të viktimizohet as nga dajët e vet, as nga babai, kështu që ai viktimizimi që është hapur bukur fort, të them me plot sinqeritet nuk është asnjë pikë, nuk ekziston te Elijona. Elijona ka qenë shumë e vogël dhe ka pasur rastin të viktimizohet dhe kurrë nuk është viktimizuar”.

Ky moment u konsiderua një nga më të fuqishmit e mbrëmjes, duke treguar lidhjen e fortë mes Elijonës dhe babait të saj, si dhe duke sjellë një dimension emocional shumë të thellë në spektakël.