Një rast i zhdukjes së një vajze është raportuar të martën në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se rastin tek organet e rendit e ka paraqitur babai i vajzës së zhdukur.
Derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, megjithatë, hetimet po vazhdojnë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, ka njoftuar PK.


