Lajme

Babai aksidenton djalin 6-vjeçar, i mituri rëndë në spital

08/30/2022 21:40
nga:G B

Babai aksidenton djalin 6-vjeçar në Korçë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6.

R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.