Portieri i mirënjohur kosovar, Armend Rugji është larguar nga Fushë Kosova.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai do të jetë pjesë e skuadrës së FC Prizrenit.
Kjo skuadër luan në Ligën e Dytë, kurse ka gjasa reale për ngjitje në Ligën e Parë.
Momentalisht, FC Prizreni renditet në vendin e tretë, me pikë të njëjtja me Mitrovicën e vendit të dytë, kurse ka një pikë më pak se KEK-u i vendit të parë.
/GazetaBlic Sport/