Sporti

Azer Omeragic nënshkruan me FC Shkupin

01/11/2022 22:47
nga:Lorik J

Azer Omeragic zyrtarisht është futbollisti më i ri i FC Shkupit.

Omeragic dhe FC Shkupi, kanë nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.

19 vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Borecit nga Velesi. Ndërkaq, Omeragic ka luajtur edhe për Hajduk Split U19, teksa karrierën e tij e filloi tek Vardari në Shkup.