Lajme

Azemi thotë se punëtorët e Kuvendit u mashtruan në paga nga kompania, paralajmëron protesta

07/04/2024 20:20
nga:Sh R

20 punëtorët që mirëmbajnë Kuvendit e Kosovës paguhen me pagë mujore 275 euro.

Por paga e tyre do duhej të ishte më e lartë, pasi siç ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se sipas të dhënave që kanë marrë nga Sekretari dhe drejtori i Administratës së Kuvendit, pagesa që duhet të marrin këtë punëtorë duhet të jetë më e lartë.

Madje ai ka thënë se dhe nga zyrtarë të Kuvendit u është thënë se ata e paguajnë kompaninë më shumë se sa që marrin pagë punëtorët.

“Në Kuvendin e Kosovës janë 20 punëtorë që mirëmbajnë parlamentin. Këta punëtorë marrin pagë 275 euro, dhe sipas dëshmive të punëtorëve, zyrtarë në parlament ju thotë qe ‘ne kemi pagu shumë ma shumë për ju, një pjesë tjetër thotë që çfarë po lypni më shumë se kaq’.Ne bisedojmë me Sekretarin e Parlamentit, me drejtorin e Administratës dhe na jep të dhëna, dhe thonë që ne paguajmë kompaninë më shumë se që këta i marrin paret. Sipas një llogarie që ata na e kanë dhënë, paga e tyre duhet të jetë më e lartë”, ka thënë Azemi në Tëvë1.

Ai ka thënë se për këtë kanë kërkuar takim edhe me pronarin e kompanisë, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Azemi ka paralajmëruar protestë të martën e më pas edhe masa tjera sindikale, e nëse këto kushte nuk plotësohen sipas tij, Kuvendi do të mbetët pa shërbime.

“Të martën kemi një protestë një orëshe para parlamentit dhe nëse nuk plotësohen kushtet, parlamentin do ta lëmë pa shërbime.