Lajme

Azemi: “Shtëpia e Zylbehar Hasallarit, simbol i mbështetjes për LDK-në dhe ndryshimin e Kosovës”

01/23/2025 20:29
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të familjes Hasallari për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e quajtur shtëpinë e Zylbehar Hasallarit një vend mikpritës dhe simbol të angazhimit të tyre për ndryshimin e madh që LDK po synon më 9 shkurt, raporton GazetaBlic.

Azemi theksoi se, si dikur, edhe sot, familja Hasallari mbetet e angazhuar për përparimin e vendit dhe vazhdon të mbështesë LDK-në në rrugëtimin e saj për një të ardhme më të mirë.

E plotë: 

Shtëpia e Zylbehar Hasallarit ka hapur moti kohë dyert për Lidhjen Demokratike të Kosovë, si themelues të Lidhjes në Han të Elezit.

z. Hasallari si mik i presidentit historik, Ibrahim Rugova na priti miqësisht, duke na mbështetur në rrugëtimin për ndryshimin e madh më 9 shkurt.

Familja Hasallari si dikur edhe tani është me Lidhjen e me ndryshimin për të mirë të vendit tonë.

LDK është familje e madhe!
Lumir Abdixhiku 1✅
Visar Azemi 19✅