Lajme

Azemi: Sektori i energjisë është shkatërruar nga mafia energjetike e udhëhequr nga njerëz të Vetëvendosjes

05/26/2025 21:58
nga:Genita C

Visar Azemi i LDK-së, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për skandale të vazhdueshme në sektorin e energjisë, duke e quajtur këtë sektor të shkatërruar nga mafia energjetike e udhëhequr nga Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Ai reagoi ndaj emërimit të Ylber Batallit si drejtor i KEK-ut, duke e quajtur atë financues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke theksuar se kjo është një formë e kapjes së shtetit.

Azemi kritikoi emërimin e individëve me lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin dhe kërkoi që KEK-u të mos shërbejë si strehë për militantë partiakë, pasi, sipas tij, institucionet publike nuk janë pronë e partive.

Shkrimi i plotë:

Një tjetër skandal i Qeverisë në detyrë dhe përsëri në sektorin e energjisë.

Ky sektor është shkatërruar në 4 vjetët e fundit nga mafia energjetike e udhëhequr nga njerëz të Vetëvendosjes.

Sot, Gazeta Infokus ka njoftuar se drejtori i sapozgjedhur i KEK-ut, Ylber Batalli, është financues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është kapje klasike e shtetit dhe po bëhet haptas dhe pa turp.

Emërimi i njerëzve me lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin është shkelje e çdo parimi.

Në KEK nuk duhet të ketë vend për militantë sepse institucionet publike nuk janë pronë partie.

Drejtori i ri i zgjedhur në KEK raportohet të jetë financues i Vetëvendosjes