Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi thotë se nuk bashkëpunojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.
Azemi iu drejtua VV-së që, si të parët në zgjedhje, të procedojnë me ndërtimin e institucioneve.
Ai thotë se Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme
Postimi i plotë:
Qëndrimet tona mbeten të pandryshuara, ashtu si para zgjedhjeve. Nuk bashkëpunojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky nuk është një qëndrim i ri, por një parim i qartë dhe i palëkundur.
Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e qeverisjes vetëm kur ta udhëheqë atë – qoftë tani apo në të ardhmen, kjo nuk ka rëndësi.
Tani rrespektojmë të drejtën e të parit në zgjedhje dhe kërkojmë nga ta që pa vonesë të formojnë qeverinë. Përpjekjet për të kërkuar fajtorë diku tjetër janë të kota. Ngritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ndalni dot.


