Kryetari i LDK-së dega Ferizaj, njëherësh kandidat për deputet nga ky subjekt politik, Visar Azemi, ka thënë se Qeveria dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjatë për energjinë.
Azemi ka shpërndarë një postim të KESCO ku thuhet se vetëm për dy ditë kanë importuar energji elektrike në vlerë 3.5 milion euro.
Ai thotë se ky është një dështim i politikave energjetike që ka sjellë përkeqësim të kushteve të jetesës dhe rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit.
“Pas katër vitesh qeverisje, akoma vazhdojnë importet e energjisë, që nuk kanë asnjë vlerë për zhvillimin afatgjatë të sistemit energjetik dhe duke e bërë energjinë elektrike të papërballueshme për qytetarët. Pyetja është: Kur do të investojmë në kapacitete të reja për prodhim të energjisë?Këto çmime të larta janë një ndëshkim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa qeveria vazhdon të mbajë qëndrime të pavendosura dhe të vonuara për të krijuar një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurtë. Ky është një dështim i politikave energjetike që ka sjellë përkeqësim të kushteve të jetesës dhe rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit” shkruan Azemi raporton “Gazeta Blic”.
Ai ka thënë “Qeveria e Kryeministrit Abdixhiku, pas datës 9 shkurt, do të veprojë urgjentisht duke investuar në kapacitete të reja gjeneruese për ta mbyllë ciklin e varësisë nga importet”
Reagimi i plotë:
Qeveria e Kosovës dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjate për energjinë.
Pas katër vitesh qeverisje, akoma vazhdojnë importet e energjisë, që nuk kanë asnjë vlerë për zhvillimin afatgjatë të sistemit energjetik dhe duke e bërë energjinë elektrike të papërballueshme për qytetarët. Pyetja është: Kur do të investojmë në kapacitete të reja për prodhim të energjisë?
Këto çmime të larta janë një ndëshkim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa qeveria vazhdon të mbajë qëndrime të pavendosura dhe të vonuara për të krijuar një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurtë.
Ky është një dështim i politikave energjetike që ka sjellë përkeqësim të kushteve të jetesës dhe rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit.
Sistemi energjetik është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, dhe për këtë arsye, Qeveria e Kryeministrit Abdixhiku, pas datës 9 shkurt, do të veprojë urgjentisht duke investuar në kapacitete të reja gjeneruese për ta mbyllë ciklin e varësisë nga importet.
Ndryshe, do të vazhdojmë të jemi të varur nga faktorët e jashtëm, dhe do të përballemi me pasiguri të mëtejshme energjetike dhe rritje të çmimeve për qytetarët tanë.


