Lajme

Azemi: Në QKMF-në e Klinës nuk u zbatua vendimi për pagën minimale

02/02/2026 14:01
nga:G B

Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk janë paguar konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se këta punëtorë janë paguar me pagë prej 350 euro, ani se në vendimin e 31 tetorit 2025, thuhej se “nga 1 janari 2026 paga minimale nuk guxon të jetë nën shumën 425 euro e nga korriku 2026 kjo pagë rritet në 500 euro”.

Azemi ka paralajmëruar se lidhur me këtë shkelje, do të njoftohet Inspektorati i Punës, teksa shtoi se nëse ka nevojë, lënda përfundon edhe në Gjykatë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Federata Sindikale FSPTSPK Punëtoreve Teknike Kosovés Trade Union Federation Technical Workers Kosovo Sektorit Privat Prishitne. Njoftim Ne QKMF Klinë, punëtorët teknik nuk paguan konform vendimit Kryeministrit Kosovës nẽ detyrë, lidhur Te pagën minimale. Vendimi mor datë .10.2025 më nr. 10/273. Ky vendim thote Ae nga data Janar 2026 paga minimale nuk guxon e jetë nẽn shumen 425 euro nga Korriku 2026 kjo page rritet nẽ 500 euro. punëtorë sot morën 350 euro pagë, pra nẽ kundërshtim me Vendimin Kryeministrit Kosovës. këto shkelje, Sindikata do edhe Gjykaten. njoftoi Inspektoratin Punës dhe nëse ka nevojë Kryetari Jusuf Azemi 044/ 250-684"