Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka theksuar se “ne jemi të gatshëm të sfidojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmen”.
Këtë deklaratë Azemi e bëri pas tubimit që LDK e kishte mbajtur sot në Ferizaj.
“Prezantuam “Rrugën e Re” dhe kandidatët për deputetë nga Ferizaji, të cilët me ndihmën tuaj do t’i jetësojnë zotimet e progamit tonë politik”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Turneu i Ndryshimit ngjalli Ferizajin!
Sonte, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbajtëm ‘Turneun e Ndryshimit’ në qytetin tonë.
Prezantuam “Rrugën e Re” dhe kandidatët për deputetë nga Ferizaji, të cilët me ndihmën tuaj do t’i jetësojnë zotimet e progamit tonë politik.
Ne jemi të gatshëm të sfidojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmen.
Faleminderit secilit prej jush që ishit pjesë e këtij tubimi madhështor.
‘Turneu i Ndryshimit’ vazhdon dhe nuk ndalet.