Lajme

Azemi: Me LDK-në në qeveri bizneset do ta kenë mbështetjen e merituar!

01/17/2025 12:52
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar një ndër studiot më të mira të arkitekturës në Kosovë.

“Minimal20 Studio që nisi para 10 vitesh punën dhe e themeluar nga dy arkitektë të diplomuar në Tiranë, projektojnë për Kosovë, Shqipëri e Kroaci” shkruan Azemi raporton “Gazeta Blic”.

Azemi tha se me LDK-në në qeveri bizneset do ta kenë mbështetjen e merituar e jo të sulmohen e injorohen nga shteti.

Kujtojmë se Azemi kandidon në këto zgjehdje me numrin 19.

Postimi i plotë:

Sot vizitova një ndër studiot më të mira të arkitekturës në Kosovë.

Minimal20 Studio që nisi para 10 vitesh punën dhe e themeluar nga dy arkitektë të diplomuar në Tiranë, projektojnë për Kosovë, Shqipëri e Kroaci.

Me LDK-në në qeveri bizneset do ta kenë mbështetjen e merituar, e jo të sulmohen e injorohen nga shteti.