Lajme

Azemi: Më 9 shkurt votoni për LDK-në, votoni për ndryshimin e madh e kundër vjedhjes së shtetit

02/01/2025 17:07
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka reaguar pas pranimit të fajësisë nga Ymer Dragusha i bashkë-akuzuar me Nagip Krasniqin për skadnalet në KEK.

Sipas tij, në këtë skemë korrupsioni janë të përfshira edhe Dejona Mihali e Ministrja Artane Rizvanolli.

Azemi tutje bën thirrje që më 9 shkurt të votoni për LDK-në dhe për ndryshimin e madh e kundër vjedhjes së shtetit.

Postimi i plotë:

Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuar me Nagip Krasniqin, ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës në KEK.

Afera e prokurimit për “Riparimin Kapital të kalldasë të bllokut A5” zbulon një zinxhir abuzimesh dhe tejkalim të kompetencave për përfitime personale.

A do të ketë drejtësi të plotë për këtë rast? Apo pranimet e fajësisë do të përdoren për të shpëtuar kokat e mëdha?

Të gjitha veprimet e Dragushës ishin të urdhëruara nga Krasniqi, ndërsa në këtë skemë përmenden edhe emrat e Dejona Mihailit dhe ministres Artane Rizvanolli.

Kjo është qeverisja e Vetëvendosjes, por kjo qeverisje do të marrë fund më 9 shkurt.

Prandaj, më 9 shkurt votoni për LDK-në, votoni për ndryshimin e madh e kundër vjedhjes së shtetit.