Lajme

Azemi: Liburn Aliu po bën fushatë me një projekt që nuk e ka inicuar dhe që nuk financohet nga Qeveria Kurti!

12/06/2024 14:26
nga:Y I

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës pas një video që publikoi për punimet përgjatë linjave hekurudhore Han i Elezit-Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë, ku po rehabilitohen tunelet, urave dhe linjave hekurudhore.

Azemi ka thënë se Aliu po bën fushatë politike me një projekt që nuk e ka inicuar dhe që nuk financohet nga Qeveria Kurti.

Ai ka deklaruar se, projekti është nisur dhe siguruar nga qeveritë e mëparshme, kurse financimi vjen nga institucionet ndërkombëtare, jo nga buxheti shtetëror.

“Rehabilitimi i hekurudhave në Kosovë është projekt i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane për Investime, ndërsa pjesa e qeverisë është vetëm ekzekutimi i obligimeve kontraktuale të nënshkruara më herët.Pra, projekti është nisur dhe siguruar nga qeveritë e mëparshme, kurse financimi vjen nga institucionet ndërkombëtare, jo nga buxheti shtetëror” shkruan Azemi në facebook raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Manipulimi me projektet e huaja – propagandë e zakonshme e kësaj qeverie!

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po shfaqet në terren për të bërë fushatë politike me një projekt që as nuk e ka iniciuar dhe as nuk është financuar nga qeverisja e partisë në pushtet.

Rehabilitimi i hekurudhave në Kosovë është projekt i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane për Investime, ndërsa pjesa e qeverisë është vetëm ekzekutimi i obligimeve kontraktuale të nënshkruara më herët.

Pra, projekti është nisur dhe siguruar nga qeveritë e mëparshme, kurse financimi vjen nga institucionet ndërkombëtare, jo nga buxheti shtetëror.

Kjo është propaganda e radhës e qeverisë për të maskuar mungesën e rezultateve konkrete në katër vite të qeverisjes së tyre.

Kosova nuk ka nevojë për ministra që bëjnë propagandë me projekte të gatshme, por për vizion dhe angazhim të vërtetë për të zgjidhur problemet infrastrukturore.

Liburn Aliu duhet t’i tregojë qytetarëve se çfarë ka bërë realisht për të përmirësuar transportin publik dhe rrjetin rrugor, përveç përvetësimit të punës së të tjerëve!