Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar se sipas të dhënave zyrtare të Trustit në tremujorin e katërt të vitit 2024 kishim 430 mijë kontribues aktivë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 janë raportuar vetëm 339 mijë.
Azemi tha se ‘brenda vetëm tre muajve, qeverisë i “mungojnë” 100 mijë kontribuues – punëtorë që nuk janë më pjesë e tregut formal të punës’
“Kjo nuk është statistikë teknike – është pasqyrë e qartë e gjendjes ekonomike në vend dhe politikave të dështuara të punësimit.Në vend që të krijojë kushte për investime dhe vende të reja pune, qeveria ka zgjedhur propagandën dhe vetëkënaqësinë. Punësimi i qëndrueshëm bëhet në një ekonomi të qëndrueshme e jo me masa parazgjedhore e të mbështetura në propagandë e nga propaganda” shkruan Azemi raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
100 mijë punëtorë më pak brenda një tremujori
Derisa partia që kishte pushtetin për 4 vjet, vazhdon të flasë për “rritje ekonomike”, shifrat tregojnë shkallë alarmante të in-formalitetit dhe papunësisë.
Sipas të dhënave zyrtare të Trustit, në tremujorin e katërt të vitit 2024 kishim 430 mijë kontribuues aktivë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 janë raportuar vetëm 339 mijë.
Pra, brenda vetëm tre muajve, qeverisë i “mungojnë” 100 mijë kontribuues – punëtorë që nuk janë më pjesë e tregut formal të punës.
Kjo nuk është statistikë teknike – është pasqyrë e qartë e gjendjes ekonomike në vend dhe politikave të dështuara të punësimit.
Në vend që të krijojë kushte për investime dhe vende të reja pune, qeveria ka zgjedhur propagandën dhe vetëkënaqësinë. Punësimi i qëndrueshëm bëhet në një ekonomi të qëndrueshme e jo me masa parazgjedhore e të mbështetura në propagandë e nga propaganda.


