Lajme

Azemi i LDK-së tregon gjendjen e keqe të rrugë ve e trotuareve në Ferizaj: Pushteti lokal s’e çanë kokën, kjo është lehtë e zgjidhshme

03/24/2024 17:50
nga:G B

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka publikuar pamje të gjendjes së keqe të rrugëve dhe trotuareve në këtë komunë.

Azemi dje doli vetë për ta parë gjendjen e rrugëve. Tha se “kjo situatë nuk është e re” dhe se pushteti lokal spo e çan kokën për këtë.

“Gjendja e rrugëve dhe trotuareve në Ferizaj është katastrofale. Ato sjellin vështirësi për lëvizjen e qytetarëve, e veçanërisht atyre me karroca. Lëvizja nëpër to është sfiduese edhe për veturat, derisa probleme të panumërta kjo gjendje sjell edhe për bizneset e komunës”, tha ai.

“Gjithë kjo situatë nuk është e re, por kjo katrahurë numëron mbi gjashtë vite. Në vend të zgjidhjes, pushteti lokal po ofron arrogancë e moskokëçarje. Kjo nuk mund të durohet më sepse zgjidhja është e lehtë. LDK është adresa e saj dhe ne do të përkushtohemi dhe zotohemi për t’iu dhënë fund problemeve të tilla”, shtoi Azemi.