Lajme

Azemi: Ferizaj me mungesë të energjisë, qeveria pa alternativë – LDK e ka programin dhe do ta realizojë

01/30/2025 15:55
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, ka thënë se qytetarët e Ferizajt po përballen me energji elektrike që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Ferizaj është bërë e zakonshme zhurma e gjeneratorëve.

“Qeveria e Kosovës si përgjegjëse, asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht mungesën e rrymës dhe kurrë s’ka ofruar ndonjë alternativë.  Kjo gjë është e tmerrshme dhe për pasojë duhet të ndëshkohet me votë më 9 shkurt”, ka shkruar ai.

Azemi ka shtuar se “Lidhja e ka programin dhe do ta realizojë atë. Do ta bëjë centralin me gazin amerikan dhe këtë ua garantoj, duke e ditur vendosmërinë e Lumirit!”

Postimi i tij i plotë:

Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më sot, qytetarët ferizajas po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Për çdo ditë kemi ankesa për mungesë të rrymës, ku në Ferizaj është bërë e zakonshme zhurma e gjeneratorëve.

Qeveria e Kosovës si përgjegjëse, asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht mungesën e rrymës dhe kurrë s’ka ofruar ndonjë alternativë.

Kjo gjë është e tmerrshme dhe për pasojë duhet të ndëshkohet me votë më 9 shkurt.

Lidhja e ka programin dhe do ta realizojë atë. Do ta bëjë centralin me gazin amerikan dhe këtë ua garantoj, duke e ditur vendosmerinë e Lumirit!

Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese i jep përfundimisht zgjidhje mungesës së energjisë elektrike, jo veç në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.