Anëtarët e Kryesisë së LDK-së njëherit kadidatë për deputet, Visar Azemi dhe Berat Rukiqi kanë bërë të ditur se kanë takuar një furnizues amerikan të gazit natyror nga Teksasi.
Azemi e Rukiqi ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me prodhuesit amerikanë të gazit natyror, duke shtuar se duhet të bëhet ndërtimi i termocentralit me gaz në Kosovë.
Ata kanë falënderuar Richard Grenell emisiar special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për organizimin e këtij takim.
“Ne u takuam sot me një furnizues amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë. Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor, jo vetëm për sigurinë energjetike, por për qëllime kombëtare dhe strategjike. Dua të falënderoj gjithashtu @richardgrenell që na lidh me këta partnerë të energjisë. Le ta bëjmë Kosovën të madhe.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Kujtojmë se pjesë e pragramit të LDK-së është ndërtimin i Termocentralit me Gaz në Ferizaj.