Emir Azemi, ish-zëndëskryesues për Komunitet në Mitrovicën e Veriut, ka folur për mosshtyrjen e vendimit të Qeverisë Kurti II, për targat e paligjshme “KM”, ku ka thënë se Kurti mund ta bllokojë Mitrovicën e Veriut, por sipas tij përsëri duhet të bisedojë me serbet.
“Rrugët po na dërgojnë të ajo se do të këtë marrëveshje se nuk ki qare ski ku shkon”, kështu ka deklaruar Emir Azemi, ish-zëvendëskryesuesi për Komunitet në Mitrovicën e Veriut.
Azemi ka thënë se për t‘i ndryshuar targat nga “KM” në “RKS” duhet të këtë një dakordim me Serbinë siç ka pasur edhe më herët, pasi sipas tij nëse presidenti i Serbisë bie dakord për t’i ndryshuar targat ato menjëherë do të ndryshohen dhe nga serbet.
“Nëse ndodh dhe një barrikadim i serbeve a ka me prodhuar edhe një kompromise të ri siç na ka ndodhur dhe në të kaluarën, kur barrkadimet kanë prodhuar marrëveshje”, ka deklaruar Azemi.
Sipas tij, askush nuk është duke e kontestuar se palët janë duke shkuar drejt një marrëveshje sepse para disa ditë sipas tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për energjinë.
“Nuk e thotë logjika e as procesi në terren që nuk do të këtë një dakordim”, ka shtuar ai.


