Kampionët e botës tashmë janë në Argjentinë.
Ekspedita e argjentinasve u largua nga Katari me Kupën e Botës nën krahë dhe zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar Ezeiza në orët e mëngjesit. Lojtarët kanë pasur një pritje të ngrohtë në një dite historike, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas kësaj në tokën argjentinase, delegacioni është nisur drejt selisë së Federatës me një autobus të hapur ku do të pushojnë për disa orë përpara se të nisin një ditë të paharrueshme.
Pritet, pra, që nga mesdita në Argjentinë të fillojë festa nëpër rrugët e vendit kampion. Duhet mbajtur mend se Qeveria e Argjentinës ka shpallur ditë feste në Argjentinë të martën.
Parashikimi është që autobusi do të udhëtojë përgjatë autostradës Ricchieri drejt Dellepiane, duke kaluar përmes autostradës 25 de Mayo në Avenue 9 de Julio. Nga atje do festohet edhe në sheshin kryesor të Buenos Aires.
/GazetaBlic Sport