Në ditët e fundit të vitit 2021 kosovarët po përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike.
Njëjtë ndodhi edhe sonte kur besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen. Lidhur me këtë është ankuar avokati Arianit Koci.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Koci thotë se të paktën në ditë të tilla të shënuara do të duhej të tregohej më shumë respekt.
“Rryma u ndal. Darka po mbetët pa u përgatitë. Çka me ju ba mysafirëve? Bukë, djath e zemër?”, pyet Koci.
“Së paku sot, është dashtë me e gjetë mënyrën me na furnizu me rrymë. Pikë respekti nuk po tregohet për festën e Kërshëndellave”, shtoi ai.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh, pas krizës energjetike që ka kapluar së fundmi vendin.
Qeveria shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji për 60 ditë


