Lajme

Avokati shqiptar: Do shqyrtohet çdo kërkesë e emigrantëve shqiptarë për azil në Britani

12/17/2022 22:35
nga:Y I

Avokati Naim Hasani thotë se Britania e Madhe është një vend që i zbaton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë edhe emigrantëve.

Hasani u shpreh se kërkesat e emigrantëve shqiptarë për azil në Britani, do të shqyrtohen deri në fund.

“Fshesë në Britani nuk ka dhe nuk mund të ketë. Britania është vend që i zbaton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kërkesat për azil duhet dhe do të trajtohen deri në fund. Çdo çështje në Britani është individuale. Pavarësisht dëshirës së Britanisë, drejtësia është shumë e pavarur, e drejtë dhe vepron deri në fund.

Ata që e meritojnë dhe kanë arsye jo false për të qëndruar në Britani, ata që vijnë për arsye ekonomike nuk ka ligj që t’i mbrojë.

Nëse jeta jote është në rrezik në Shqipëri dhe ke arsye të forta pse qëndronm, atëherë shteti, ligji drejtësia në Britani veprojnë në mënyrë perfekte”, theksoi ai.